Haradinaj thotë se Kurti po ia paguan faturat Serbisë, përmend disa “shenja”

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Albin Kurti ka pengje të së kaluarës dhe sipas tij për këtë arsye ai po vepron kundër Kosovës në raport me Serbinë.

Haradinaj në Debat Plus të RTV Dukagjinin ka numëruar disa nga pikat që sipas tij Kurti po “punon” për Serbinë.

“Nuk e dimë kujt Kurti po ja paguan faturat pos Vuçiqit dhe Serbisë. Disa shenja që ndodhin në jetën politike nuk janë rastësi. Zakonisht ato përcaktojnë kualitetin e personit. Unë po i jap disa shenja të Kurtit. Së pari Kurti u kap nga serbët si zëdhënës i UÇK-së. Pastaj si zëdhënës i UÇK-së atij ju mundësua një dalje para mediave nga burgu i Serbisë”.

“Si pjesë e organizatës KAAN, Kurti akuzonte të tjerët se po i keqtrajtojnë serbët. KAAN në atë kohë ishte si një lëvizje proserbe. Në atë kohë Kurti u zu në një automjet nga Policia e Kosovës në Dollc të Klinës me personal të policisë ushtarake serbe. Ekziston evidenca dhe dokumentacioni zyrtarë që Kurti ka qenë i mbuluar me batanije. Edhe kjo është një shenjë jo e mirë e tij”.

Pas refuzimeve të çfarëdo natyre qofshin, që e quante flamurin e Kosovë lara-lara e sot rri gatitu para tij është tjetër shenj për kthimin e tij. Kemi shenja kur refuzoi termocentralin amerikanë 500 megavatësh, refuzimi i gazsjellësit. Të gjitha këto flasin për Kurtin”, deklaroi tutja kreu i AAK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu