Haradinaj tregon a do t’i shkarkojë ministrat e tjerë serbë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth mundësisë së shkarkimit të ministrave të tjerë në Qeverinë e Kosovës nga radhët e Listës Serbe, pasi ata tash e sa kohë janë duke bojkotuar punën.

Pas shkarkimit të kohë më parë të ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo dhe zëvendësimit të tij me Dijana Zhiviq, kryeministri Haradinaj ka përkujtuar se ministrat Nenad Rikallo, Ivan Todosijeviq dhe Dalibor Jevtiq, të cilët vijnë nga Lista Serbe tash e sa kohë kanë ngrirë pozitën e tyre.

Paralajmërimet se ministrja e sapoemëruar e Bujqësisë Dijana Zhiviq nuk përfaqëson interesat e serbëve, Haradinaj i ka quajtur të sinqerta, derisa ka bërë me dije se nuk do të ketë shkarkime tjera të ministrave nga radhët e Listës Serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu