Haradinaj tregon për bisedën që bëri me njerëzit e Merkelit

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka njoftuar në Facebook se ka pasur bisedë të hapur me këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane Angela Merkel, ku kanë biseduar me zhvillimet aktuale në vend, procesin e dialogut me Serbinë, konsolidimin e brendshëm të Kosovës dhe rrugën e saj euro-atlantike, përcjellë “Bota sot”. Haradinaj nuk ka dhënë detaje se cili ishte qëndrimi i gjermanëve për taksën.

Postimi i plotë:

Bisedë e hapur me këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg, për zhvillimet aktuale në vend, procesin e dialogut me Serbinë, konsolidimin e brendshëm të Kosovës dhe rrugën e saj euro-atlantike. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës. Shteti gjerman është partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik i Kosovës dhe zë i fuqishëm i saj në strukturat euro-atlantike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu