Haradinaj vendos për kërkesën e dorëheqjes së deputetit Blerim Kuçi

Premtimi i deputetit të AAK-së, se do të dorë-hiqej nga posti i deputetit të Kuvendit të Kosovës pas dështimit të liberalizimit të vizave, sipas kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, nuk do të ndodhë, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur vet i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për medie ku tha dorëheqjen e tij nuk e ka pranuar për shkak të presioneve të votuesve të Kuçit.

“Unë kam qenë në një takim në Suharekë kur kanë qenë një numër i madh i strukturave të atjeshme. Edhe deputeti Blerim Kuçi ishte aty. Është shtruar edhe kërkesa e dorëheqjes së deputetit, por baza, struktura e Suharekës kanë qenë kategorik kundër që të mos e bëj një gjë të tillë. Për këtë arsye kam qenë i detyruar edhe unë që në emër të gjithë atyre që i kanë besuar zotëri Kuçit që mos ta bëj një gjë të tillë” tha Haradinaj.

Ndryshe, deputeti i AAK-së, blerim Kuçi para disa muajsh kishte premtuar se do të japë dorëheqje nëse vizat nuk hiqen për Kosovën këtë vit./Gazeta Blic


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu