Haraqija: Vetëvendosja e do Rexhep Qosjen për president të Kosovës

Anëtari i LDK’së, Astrit Haraqija, ka folur për zhvillimet e fundit rreth koalicionit të mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Vetëvendosjes (VV).

Haraqija ka thënë se LDK nuk po e bllokon arritjen e marrëveshjes. “Nuk është e vërtetë që LDK ja po bllokon e po saboton, me sa di unë nga informacionet e mia LDK s’ka blloku kurrgjë hiç, po çuditna që krejt kundër LDK’së”, ka thënë ai në T7.

Ai thotë se nëse do të kishte rol vendimarrës në LDK nuk do të bënte kurrë koalicion me VV’në.

Mirëpo sipas tij LDK ka bërë dy oferta VV’së, por VV thotë se nuk e ka pranuar.

LDK i ka bë dy oferta, e do kryeministrin po, 5 ministri po, kryetari i shtet dhe kryetari i parlamenetit dhe 5 ministri, jo s’bon”, ka thënë ai.

Haraqija po ashtu ka përmendur Rexhep Qosjen si emër të mundshëm që Vetëvendosje dëshiron ta bëjë president, por siç thotë ai ‘duhen disa vota për ta bërë’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu