Kandidati republikan për president i SHBA-ve, Donald Trump është ndër kandidatët që ka bërë më së shumti miq dhe armiq në botë me deklaratat e tij për një sërë çështjesh globale si emigrantët, myslimanët, etj.
Megjithatë, ai do të mbahet mend edhe si kandidati që ka lëshuar një sërë fjalësh urrejtjeje gjatë fushatës elektorale.
“New York Times” ka grumbulluar një sërë prej tyre, veçanërisht ndaj meksikanëve, që siç thuhet, janë të denja për enciklopedi.
Sipas artikullit të publikuar nga “Independent”, në rastin e Shqipërisë nuk ka ndonjë ofendim të drejtpërdrejtë, por lidhet me deklaratat e tij kundër vendeve myslimane dhe ndalimin e emigrantëve nga këto vende.
Më sipër harta e të gjitha vendeve që ka ofenduar Trump. /albeu