Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka thënë që po të pyetej ai, do të ndërtonte një mur të lartë në kufirin me Serbinë – raporton Periskopi.
Hasani thotë se Serbisë do t’ia bënte atë që presidenti amerikan, Donald Trump po bën me Meksikën.
Madje, Hasani tutje tha se edhe ajrin do t’ia ndaloja Serbisë.
“Kufirin me Serbinë e kisha ba si Trumpi që po ia bon Meksikës. Edhe muri kinez po më doket i vogël. Janë 20 mijë viktima, 1 milion njerëz të deportum. Mbi 100 mijë objekte të shkatërruara gjatë luftës së fundit, e ne themi knej anej. Edhe ajrin ia kisha ndal Serbisë”, ka thënë Hasani në Kuvend.
Ky mllef i tij vie pas deklaratave të zyrtarëve serbë për mohimin e masakrave që kanë ndodh në Kosovë, dhe kërkesat për reciprocitet me Serbinë./PERISKOPI










