Hashim Thaçi e thotë hapur: Nën lidershipin e Donald Trump do të arrijmë marrëveshjen finale me Serbinë

I Dërguari i Posaçëm i presidentit të Amerikës, Donald Trump, ambasadori Richard Grenell po qëndron sonte në Prishtinë.

Grenell është pritur në një darkë pune nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Që në fillim të takimit, Grenell dhe Thaçi u deklaruan para mediave. Madje Thaçi falënderoi Grenell për vizitën e tij në Kosovë, që sipas tij ka domethënie të madhe për të gjithë qytetarët.

Thaçi ndër të tjerash deklaroi se ajo çfarë nuk u arrit të bëhej nga të tjerët, arriti ta bënte ambasadori Grenell nën lidershipin e presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me marrëveshjen për linjën ajrore Kosovë-Serbi.

Madje presidenti i vendit tha se paqja finale me Serbinë do të arrihet nën lidershipin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

“Nën lidershipin e Trump-it do të arrijmë marrëveshjen finale me Serbinë dhe kjo do t’i ndihmojë shumë rritjes ekonomike, progresit, paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Thaçi,

“Gjithashtu falënderoj ambasadorin për marrëveshjen e re që kemi arritur për linjën ajrore me Serbinë. Ambasadori Grenell nën udhëheqjen e Trump e bënë atë që nuk arritën ta bëjnë të tjerët. Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm”, shtoi presidenti Thaçi.

Ndërsa Grenell pritet që nesër të takojë edhe krerët e partive politike në vend, e për në Serbi do të udhëtojë të premten në mëngjes, për të zhvilluar një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu