Heqja e vetos kundrejt Maqedonisë së Veriut, Rama: Partia e Borisov shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së

Edi Rama ka reaguar pas votimit në Parlamentin bullgar, vendim që i hapi rrugën heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ai bëri me dije se kishte marrë një telefonatë nga kreu i opozitës bullgare, ish-kryeministri Boyko Borissov, i cili pati një rol përcaktues për heqjen e vetos. Rama i bën thirrje BE-së që të veprojë shpejt.

“Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”, shkruan Rama në Twitter.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat ndaj Bashkimit Europian dhe Bullgarisë gjatë ditës së djeshme në samitin e mbajtur në Bruksel.

Ai u drejtua ashpër ndaj Bullgarisë duke e quajtur “një turp” dhe u shpreh i zhgënjyer për premtimet e pambajtura të BE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu