Me performimin e Triks, Goca Tërzhan Cena dhe Goce SAF sonte në sheshin “Skënderbe” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit vazhdon manifestimi “Super Shkupi” që filloi javën e kaluar në Skelën “13 Nëntori”.
Përveç në sheshin “Skënderbe” këtë fundjavë yje muzikore do të performojnë dhe në hapësirën para kishës “Sveti Spas” ku të shtunën argëtimi do të fillojë prej orës 21, ndërsa do të performojnë Ofkestra, Fanki Guru, Enerxhi bend dhe Fic.
Në profilin e tij në Facebook në lidhje me këtë manifestim kulturor kënaqësinë e tij e ka shprehur edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, i cili gjithashtu ka publikuar edhe disa fotografi me pjesëmarrësit në këtë manifestim.
“Shkupjanë dhe këtë herë u argëtuan me muzikë të mirë në natën e parë të “Super Shkupit” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Me muzikë të shkëlqyeshme dhe me shumë energji pozitive, qytetarët i argëtuan Trix, Goce Turzan, Cena dhe Goce SAF. Vazhdojmë edhe sonte në hapësirën përpara kishës “Sveti Spas” në orën 21 me paraqitjet e Offcestra, Funky Guru, Energi Bend dhe Fitz.”, ka shkruar kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Projekti “Super Shkupi” realizohet me nismë të pronarëve dhe menaxherëve të objekteve hotilerike prej disa vendeve në Shkup. Organizator kryesor është Qendra e Kongresit “Aleksandar Makedonski”, dhe për realizimin është i angazhuar “Gorila Vajled entertejment grup”.