Heshtje tek partitë e mëdha, VMRO & LSDM pa asnjë reagim pas publikimit të platformës së përbashkët nga shqiptarët

Platforma policike e cila con vendin drejt ridefinimit të simboleve nacionale, himnin dhe flamurin si dhe vendosjen e dygjuhësisë në vend është publikuar nga partitë politike shqiptare të cilat kanë marë mandate në parlament, mirëpo edhe përkundër asaj akoma nuk ka asnjë reagim nga partitë e mëdha maqedonase, VMRO e LSDM, informon Zhurnal.

Edhe pse VMRO ka fituar numër më të madh të deputetëve dhe pritet që nesër të merr mandatin për formimin e qeverisë nga Ivanovi, ajo akoma nuk është sqaruar lidhur me këtë.

Nga ana tjetër madje as LSDM nuk është prononcuar por thjeshtë ka heshtur por në disa reagime gjithnjë ka përmendur se kjo qeverisje është duke shkuar.

Ndryshe nga partitë e mëdha vetëm ajo e Majta sot ka reaguar duke thënë se kjo platformë është thjeshtë provokim.

Mirëpo sot Zhurnal ka lajmëruar se VMRO është duke u bërë gati për të shkuar në opozitë pasiqë nuk mund të tradhëtojë votuesit e tyre dhe se platforma e tyre politike nuk korespondon me atë që kanë publikuar partitë shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu