Kryeministri Edi Rama do të thirret në Prokurorinë e Krimeve të Rënda!
Shkak për këtë janë hetimet ndaj çështjes së ish-ministrit Saimir Tahiri për përfshirje në trafik lëndësh narkotike në bashkëpunim me bandën e Habilajve.
Mësohet se Rama do të thirret në cilësinë e dëshmitarit kryeministrin Edi Rama.
Kjo fletëthirrje vjen pas intervistës së kryeministrit Edi Rama në “Zonën e Lirë” ku ai tregoi për publikun fakte të reja e të pathëna më parë për këtë çështje.
Rama mund të pyetet nëse ka patur dijeni rreth Habilajve dhe nëse ka patur informacione nga shërbimet e policisë për aktivitetin kriminal në fjalë, nëse Tahirit i ka dhënë urdhër për emërimin e drejtorit të policisë së Vlorës, etj.
Në Prokurori pritet të thirret edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili e mori detyrën menjëherë pas shkarkimit të Tahirit. /albeu










