Himni i gabuar, shqiptarët turpërojnë Francën, refuzojnë të luajnë

Drejtuesit e Kombëtares franceze u turpëruan, pasi lojtarët e Shqipërisë refuzuan të luajnë në Paris, pasi aksidentalisht u luajt himni i Andoras dhe në vend që t’i kërkonin falje Shqipërisë, gafa vazhdoi ku organizatorët i kërkuan falje Armenisë.

Shqiptarët u rreshtuan për të kënduar himnin e tyre kombëtar, në Stade de France përpara zhvillimit të ndeshjes, e vlefshme për kualifikimin në Euro 2020, me kampionët botërorë. Por kamerat kapën momentin e sikletshëm të lojtarëve, kur kuptuan se muzika që po luhej nuk ishte e tyre. Disa futbollistë po shikonin me zemërim gjyqtarin, ndërsa të tjerët mezi po përmbaheshin për shkak të situatës së krijuar.

Stafi shqiptar i stërvitjes, bëri diskutime të nxehta me gjyqtarin, duke kërkuar që himni i saktë të luhej para fillimit të ndeshjes. Federata Franceze e Futbollit mori masat që të luhej himni i saktë, duke vonuar me disa minuta edhe nisjen e ndeshjes.

Por gafat vazhdojnë. Duke u përpjekur që të kërkojnë falje publike, zyrtarët e Federatës Franceze, në vend që t’i kërkoni falje Shqipërisë, i kërkuan Armenisë. Kjo nuk është hera e parë që është luajtur himni i gabuar në skenën botërore të futbollit.

Lojtarët e Uruguait u tronditën në vitin 2016 përpara ndeshjes së tyre në Copa America me Meksikën – pasi në vend të himnit të tyre, u luajt ai i Kilit.

UEFA tha se përgjegjës për vendosjen e himnit e ka vendi pritës.

“I kam kërkuar falje ekipit në bankinë dhe gjyqtarit”, ka thënë trajneri i Francës, Didier Deschamps, në konferencën për media, pas fitores 4 me 1 në Grupin H, kualifikues për “Euro 2020”.

Sfida e kualifikueseve të Euro 2020 mes Francës dhe kombëtares shqiptare gjen pasqyrim në medien evropiane, por jo aq për rezultatin sesa për gafën e ndodhur me himnin shqiptar, teksa u ngatërrua me atë të Andorës, një gafë kjo që u bë dyfish më e madhe teksa folësi në stadium ngatërroi edhe emrin e Kombëtares sonë me Armeninë.

Në Itali, e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’ shkruan: në vend të himnit shqiptar ekzekutohet ai i Andorës, tërbohen lojtarët dhe kërkimi i ndjesës shkon edhe më keq.

Edhe portali ‘Sportmediaset’ i dha hapësirë kësaj gafe që bëri xhiron e botës; Gafë në Francë, ekzekutohet himni i Andorës në vend të atij të Shqipërisë”-është titulli i artikullit të këtij portali.

‘Corriere Dello Sport’ shkon edhe më tej: Francë-Shqipëri, çfarë figure e shëmtuar, ekzekutohet himni i gabuar.

Padyshim që në Francë ky moment nuk është injoruar aspak. Kështu ‘Lë parisien’ flet për një gabim në ekzekutimin e himnit në fillim të ndeshjes, duke e vendosur Francën në pozitë jokomode ndërkohë që citon edhe sulmuesin Griezmann që tha se shqiptarëve u duhet kërkuar ndjesë.

Ndërsa ‘L’Equipe’ ngre pyetjen se çfarë ndodhi me momentin e himnit në fillimin e sfidës, duke shtuar në më shumë do të flitet për konfuzionin e krijuar nga gabimi i himnit sesa për rezultatin e sfidës. Edhe në Angli gafa me himnin shqiptar ka gjetur pasqyrim dhe është Daily Mail ajo që e përmend teksa në artikullin e tij shkran: Yjet e Shqipërisë mbetën të befasuar teksa dëgjuan himnin e Andorrës në vend të himnit të tyre, ndërkohë që gabimi tjetër ishte ngatërrimi i emrit të Shqipërisë me atë të Armenisë nga folësi i stadiumit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu