Hiqet barrikada mbi Urën që ndan Mitrovicën

Pas shumë negociatave dhe presioneve, ka nisur heqja e barrikadës mbi Urën e lumit Ibër dhe revitalizimi i saj, raporton Veriu.info.

Me këtë rast para mediave ka folur kryetari Agim Bahtiri, i cili ka thënë se heqja e barrikadës mbi Urën e lumit Ibër është lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës, pavarësisht nacionalitetit të tyre.

“Sot është ditë e mirë për të gjithë qytetarët. Sot po bëhet e mundshme që të bashkohën qytetarët e të lëvizin lirshëm me rivitalizimin e urës”, ka thënë Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës Jugore.

Sipas tij, ura do të hapet tërësisht.

“Ka me qenë rrethrrotullim, por edhe hapësirë sportive”, theksoi ai.

Bahtiri e arsyetoi mungesën e homologut të tij, kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq. “Pse ai nuk është prezent këtu është se z. Rakiq nuk gjendet në Kosovë”, tha ai.

Ai ka treguar se punimet po kryhen në pjesën jugore dhe veriore të Urës dhe do të përfundojnë në janar 2017, raporton Veriu.info.

Kompania punëkryerëse e kontraktuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, do ta kryerj revitalizimin e Urës, e cila do të hapet me 20 janar për qarkullimin e automjeteve.

Heqja e barrikadës është rezultat i marrëveshjes së arritur në Bruksel më 25 gusht 2015, edhe pse me disa muaj vonesë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu