Hiqet nga puna mjeku që i tha pacientes: Punë e madhe që ke dhimbje, mos më shurdho shumë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, ka bërë të ditur se mjeku nga Prizreni i cili u filmua duke fyer pacienten e tij, është suspenduar nga puna

Pas reagimit të ministrit Ismaili, ku kërkoi që këto sjellje të mos tolerohen, ka reaguar edhe SHSKUK’ja dhe Spitali i Prizrenit, duke e suspenduar menjëhere mjekun për veprimet e tij.

Ismaili ka thënë se ky vendim, duhet të jetë mësim për të gjithë ata që abuzojnë me pozitat dhe besimin e dhëmë.

Ndryshe, ngjarjen që ndodhi në Spitalin e Prizreni, e treguan familjarët e pacientës.

Përderisa pacientja po rënkonte nga dhimbjet e mëdha, sipas familjarëve britma e saj ishte pengesë për doktor Ymerin.

Gjersa pacientja dëgjohet duke qajtur nga dhimbjet, në audion e siguruar dëgjohet doktori duke ofenduar me fjalë të ndryshme, ndërsa në një moment e quan atë edhe idiote.

“Punë e madhe që ke dhimbje , mos më shurdho shumë, mos u bë idiote, shuj. Ik aty majmun, se po ta dho një shuplakë. Stë vjen marre , shuj, mbylle gojën, mbylle”, ishin vetëm disa prej fjalëve që doktori i tha pacientes.

Ky është postimi i plotë i Ismailit:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu