Hiqni njollat në fytyrë me limon dhe sheqer

Lëngu i limonit ka veti pastruese dhe zbardhuese, çka mund të ju ndihmojë në zhdukjen e njollave të errëta në lëkurë. Për më tepër ky produkt i jashtëzakonshëm e mban lëkurën të butë, të pastër dhe mjaft të bukur.
Për të bërë të mundur zhdukjen e njollave të errëta të cilat kryesisht shkaktohen nga dielli mund të përdorni lëngun e limonit në 2 mënyra:

1) Thjesht aplikoni lëngun e limonit në zonat e prekura. Lëreni për 30 minuta para se ta shpërlani me ujë të ftohtë.

Përsëriteni këtë trajtim për 2 herë në ditë për disa javë që të vëreni rezultate pozitive. Nëse keni lëkurë të ndjeshme hollojeni lëngun e limonit me ujë, ujë trëndafili ose mjaltë.

2) Një tjetër opsion është të përzieni sheqer mjaftueshëm në lëngun e limonit që të përgatisni një skrab për fytyrën, sidomos tek zonat e errëta. Pas 5 ose 10 minutash shpërlajeni. Bëjeni këtë disa herë në javë. Mund të shtoni dhe pak vaj ulliri në këtë recetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu