Hisen Berisha: Gjithkushi po fol për veteranët mashtrues, kryemashtruesi është kryeministri Kurti

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha e ka quajtur kryemashtrues kryeministrin Kurti për statusin e veteranit të UÇK-së. Berisha ka pyetur se sipas Ligjit për Veteranët, a ka qenë kryeministri Kurti i armatosur apo i mobilizuar në shtabe të zonave.

“Është turp të përdoret termi veteran mashtrues, në krye të listës së veteranëve mashtrues qëndron kryeministri Albin Kurti. Sipas Ligjit, veteran luftëtar i UÇK-së është qytetari i Kosovës dhe shtetasi i huaj i cili është radhitur në radhët e UÇK-së dhe që është regjistuar si ushtar i armatosur dhe i uniformuar nga komanda dhe shtabet e UÇK-së që ka qenë aktiv deri në përfundim të luftës.Në kontekst të kësaj, Albin Kurti i sistemuar në njësitë e ndryshme vartëse të UÇK-së, numri rendor 19, numri i APP-së 047406, veteran luftëtar. Në përkufizimin që e lexova në bazë të ligjit, a ka qenë i mobilizuar në ndonjë shtab zone kryeministri Kurti, më thoni a ka pasur kryeministri Kurti uniformë në trup, a ka pasur kryeministri Kurti armë”, ka thënë Berisha.

Pas kësaj kanë reaguar deputetët e VV-së teksa Berisha i nervozuar ka thënë që të kenë kujdes kur flasin për veteranët.

“Gjithkushi po e merr fjalën për me folë për veteranët mashtrues, nëse ka mashtrues, kryemashtruesi është kryeministri Kurti. Bëni kujdes në fjalë”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu