Hisotrike, statuja e Skënderbeut vendoset në Michigan të SHBA-ve (FOTO)

Ambasada amerikane ka postuar në rrjetin social “Facebook” një lajm që është mjaft i mirëpritur sidomos për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë atje, transmeton Klan Kosova.

Bëhet fjalë pikërisht për një statujë të Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, e cila është vendosur në një nga vendet që shqiptarët kanë zgjedhur dhe janë vendosur të jetojnë prej vitesh, Michigan.

“Statuja e parë e Skënderbeut në Shtetet e Bashkuara, në kodrat Rochester në Michigan.

Statuja qëndron pranë kishës katolike shqiptare të Shën Palit, e cila u themelua në 1981 nga emigrantë shqiptarë, shumë prej të cilëve ishin vendosur në kontenë Okland gjatë viteve ’70.”, shkruhet ne faqen zyrtare te ambasades amerikane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu