Historia e çuditshme që fshihet pas çekes që u hodh nga “Hotel Tirana”

Shtetasja çekë që u hodh nga Hotel Tirana nuk ishte rastësisht në Shqipëri. Ajo quhet Hana Demetrova dhe jeton prej disa vitesh në vendin tonë. Mësohet se çekja ka investuar mijëra euro dhe ishte dashuruar me to, raporton Albeu.com

Në lidhje me të, media çeke ka shkruar për një serë historish mashtrimi ku janë përfshirë disa persona nga Praga, por edhe Shqipëria.

Mësohet se Demetrova ka investuar në zonën e Thethit në Shqipëri duke i bindur disa të njohurit e saj që ta mbashtesnin me fonde për projektin e saj në veri të Shqipërisë.

Mediat çeke kanë pasqyruar dëshmitë e disa të njohurve të saj në shkurt të këtij viti, të cilët e kanë akuzuar për mashtrim. “Unë i dhash asaj të gjitha kursimet e mia dhe ajo vazhdonte të kërkonte edhe më shumë duke më bërë që t’i jap edhe paratë që kisha siguruar nga shitja e një shtëpie në Pragë”., – citohet Milan Hulík nga portali çek Lidovki.cz.

Hana Demetrova ishte e angazhuar gjithashtu me organizatat joqeveritare në Shqipëri duke marrë pjesë në një serë organizimesh, përfshirë edhe prezantimin e vendit tonë tek investitorët çek, raporton Albeu

Hana Demetrova ishte pjesëmarrëse në marshimin e solidaritetit të zhvilluar disa muaj më parë në Shkodër pas vrasjes së çiftit të turistëve çek në zonën e Thethit, raporton Albeu.com. E pyetur nga mediat ajo shprehet se vlerëson solidaritetin e shqiptarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu