Historia e jashtëzakonshme e tri ditëve të para të Salah te Baseli. Menduan se kanë transferuar ‘vëllanë e tij binjak’, por pastaj mbeten të befasuar nga ai

Epoka e Mohamed Salahut në Basel filloi tmerrësisht keq, pasi trajnerët pranuan që në seancën e tij të parë stërvitore kishin pyetur klubin nëse e kanë blerë lojtarin e duhur.

Skuadra zvicerane rrëmbeu yllin e Liverpoolit nga El Mokawloon në vitin 2012 dhe shpejt e kuptoi se fillimisht e kishte të vështirë të adaptohej me kërkesat e ekipit të ri.

Heiko Vogel, i cili në atë kohë ishte menaxher i Baselit, ishte i shokuar nga paraqitja e tmerrshme e superyllit egjiptian në stërvitje dhe mendoi se ai kishte një “vëlla binjak”.

“Gegge [Heitz] dhe unë i thamë: ‘Dëgjo, thjesht stërvitu si të duash – ne kemi marrë tashmë vendimin tonë sidoqoftë”, ka thënë fillimisht ai për Goal.

“Pastaj ai stërviti ditën e parë; të gjithë vëzhguan seancën dhe ne pyesnim nëse mund të kishte një vëlla binjak!”.

“Dita e dytë ishte pak më e mirë, por jo e mirë. Gegge dhe unë kishim qenë duke folur për gjërat më të vogla, duke thënë gjëra si: ‘a e shihni si pason?”.

Vogel pranoi se kur erdhi dita e tretë e stërvitjes, anësori egjiptian “shkatërroi gjithçka” dhe “ai ishte me të vërtetë i pandalshëm”.

“Dy ditët e para ai nuk ishte nervoz. Ai ishte i sigurt, por u zhyt në një botë të re. Ai duhej ta përvetësonte veten në kuptimin më të vërtetë të fjalës. Ai erdhi te ne nga një vend i nxehtë si Afrika e Veriut”.

“Është gjithmonë e vështirë kur futesh në një mjedis ku nuk e kupton vërtet gjuhën. Por, unë kam parë rrallë herë një paraqitje kaq mbizotëruese në ndeshjet me nga pesë [në ditën e tretë]. Ishte absolutisht e jashtëzakonshme”.

“Ai ishte shumë i shkathët, shumë eksploziv”.

“Nëse ai e kishte topin në këmbën e tij të majtë, ai ishte një gol. Por, Momo gjithmonë kishte një sy edhe për shokët e tij të skuadrës”.

Goli i parë i Salah me Baselin

“Pas kësaj paraqitjeje, të gjithë e dinin pse ne donim të nënshkruanim me atë”, përfundoi ish-trajneri i Baselit.

Salah do të linte Baselin në vitin 2014 për Chelsean, ku nuk pati hapësira në Stamford Bridge para se të transferohej te Fiorentina dhe pastaj te Roma më 2016.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu