Historia e të pastrehut merr kahje tjetër, krenohej se si paratë e fundit i’a kishte dhënë një vajze, del e vërteta e hidhur (VIDEO)

I pastrehu nga Filadelfia e SHBA-ve, Johnny Bobbit, gjatë vitit të kaluar ishte bërë kryetemë e mediave botërore, kur 20 dollarët e fundit ia dhuroi një vajze. Ky rrëfim kishte prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, por tani është zbuluar e vërteta që deri më tani nuk e ka ditur askush.

Kate McClure kishte mbetur pa benzinë në mes të natës dhe nuk e dinte çfarë të bënte dhe kë ta telefononte. Aty e kishte takuar rastësisht Johnny i cili ia kishte blerë një kovë me benzinë, dhe ishte përkujdesur që ajo të kthehet e sigurt në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Dhe për t’ia kthyer me të mirë atë çfarë kishte bërë ai për të, Kate kishte filluar të mbledh një shumë të majme të hollave për ta ndihmuar Bobbit-in, dhe kështu filloi platformën “GoFundMe” ku arriti të mbledh 400 mijë dollarë. Kështu me ato para filloi një jetë të re. Megjithatë, tani është zbuluar se çfarë fshihet prapa këtij “veprimi bujar”.

Johnny, Kate dhe i dashuri i saj Mark D’Amico, kishin “zier” një plan se si të mbledhin së bashku paratë. Kështu e shpikën një rrëfim kinse Kate ishte në telashe gjatë një nate, dhe mjaftoi që ta fillojnë kampanjën e mbledhjes së parave, por doli që nuk e kishin menduar mirë në detaje rrëfimin.

Tani që të tre janë të arrestuar dhe pritet të gjykohen për vjedhje dhe mashtrim. Është konstatuar se ata njiheshin prej kohësh para se rrëfimi i tyre të bëhej kryelajm i mediave botërore.

Gjithashtu në korrik të këtij viti, Bobbit kishte deklaruar kinse çifti e kishin mashtruar. Asokohe pretendonte se ata kishin mbledhur paratë për të, por se ai nuk kishte pasur qasje në to dhe se ka marrë vetëm një pjesë të vogël të tyre. D’Amico kishte arritur ta bind se kinse do t’ia jep edhe pjesën tjetër në momentin që do të hiqte dorë nga droga.

Prej atij momenti rrëfimi i tyre filloi t’ju duket i dyshimtë shumë personave, duke bërë që edhe autoritetet e Filadelfisë të “kyçen në lojë”. Treshja nuk kanë qenë në gjendje t’i përgjigjen shumë pyetjeve të bashkëqytetarëve që ishin të gatshëm të dhurojnë shuma të caktuara të hollave, dhe kështu rrëfimi i tyre filloi të rrënohet si një kështjellë e punuar nga letrat. /Telegraf

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu