Një burrë i cili beson se ishte vetëm një ditë larg vdekjes pasi qëndroi i ngujuar brenda një dhome nëntokësore, ka rrëfyer për mediat botërore historinë e tij rrëqethëse.
James Thompson 51-vjeç, thotë se ka sfiduar vdekjen duke mbijetuar pa ushqim dhe ujë të pijshëm për plot katër javë.
Ai ishte ngujuar në një dhomë nëntokësore që e kishte ndërtuar dikush më parë thellë në male, të cilën ky e kishte shfrytëzuar si strehë në kohën kur ishte i pastrehë dhe kishte probleme mendore.
Por, kur lëndoi nyjën e këmbës e kuptoi se kishte mbetur i ngujuar brenda kësaj dhome, duke mos mundur të ngjitet dhe të dalë jashtë saj.
Për fat të mirë, ai u shpëtua nga një kalimtar rasti që ishte kurioz dhe që kishte bërtitur në tunel për të krijuar zëra (echo), por që mbeti i habitur kur dëgjoi Jamesin duke kërkuar ndihmë.
Ai është shpëtuar nga ekipet e zjarrfikësve dhe me urgjencë është dërguar në spital, ku është konstatuar se ai ishte vetëm një ditë larg vdekjes.
Ai ka pranuar se po të kishte qëndruar vetëm edhe një ditë brenda asaj dhome, nuk do të ishte sot për ta treguar historinë e tij.
“Pasi lëndova nyjën e këmbës e kuptova që nuk do të mund të dalë, kurse kur pashë që edhe bateria e telefonit më është harxhuar mendova se gjithçka do të merr fund”, ka deklaruar Thompson.
Ditët e para i kaloi duke pirë ujë nga kanalizimi brenda dhomës, ku si pasojë u sëmurë, ndërsa hante gjëra të paketuara që vite më parë i kishin hedhur kalimtarët e rastit.
Në momentin kur e kishin gjetur zjarrfikësit së bashku me policinë ai peshonte vetëm 50 kilogramë.










