Historia, si u bë Hollanda “frikacakja kokëulur” përballë Srebrenicës

Pak ditë para se të shënohej 20-vjetori i përkujtimit të ngjarjeve të Srebrenicës, ish-ambasadori boshnjak në OKB i bëri një pyetje pikante qeverisë holandeze, duke u thënë se nëse tashmë e kanë kuptuar se janë vënë në “kurth” për të marrë përsipër dështimin e mbrojtjes së civilëve të Srebrenicës?

Pyetja që shtroi ambasadori Muhamed Sacirbey ishte një lajm ekskluziv për gjithë botën. Të gjithë kishin kthyer kokën kah Holanda, si një dhe e vetmja dështake që nuk bëri asgjë për të ndihmuar boshnjakët e rrethuar më 11 korrik të vitit 1995.

Sipas daljeve të mëvonshme të informacioneve, ka pasur një marrëveshje mbas shpine në Uashington.

Ka pasur shumë informacione që nuk i ka kapur truri lidhur me gjërat që ndodhën më shumë se dy dekada më parë.

Ngjarjet prekën gjithë Evropën, e, edhe kryeministrin holandez të asaj kohe, Wim Kok, i cili dha dorëheqje për shkak të përgjegjësisë kombëtare që ndjente lidhur me tmerrin boshnjak.

E gjithë enigma e Srebrenicës asnjëherë nuk u sqarua mirë, aq sa të kuptohej dhe përjetohej denjësisht.

Pas disa vitesh kanë dalë në dritë informacionet se trupat holandeze kanë kërkuar ndihmë ajrore jo njëherë, por 10 herë në pesë ditë.

NATO tha se këto “thirrje” nuk arritën kurrë sepse ishin dërguar në formë të gabueshme.

Edhe pse 40 aeroplanë të NATO-s ishin mbi qiell, vetëm disa arritën, duke mos pasur thuajse asnjë ndikim.

Ndërsa serbët avanconin në kasaphanë, ndodhi ajo që për të cilën Hollanda mban vulën e famëkeqes; ushtarët hollandezë detyruan burrat muslimanë që punonin për ta, që të zbrazin hapësirat e mbrojtura dhe jo të evakuohen së bashku me ta. Kjo bëri që ata të gjithë të gjejnë vdekjen.

Për këtë, shteti hollandez u shpall ligjërisht përgjegjës në vitin 2013.

Për këtë rast ka shkruar edhe ish-ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power në librin e saj “Një problem ferri”, ku thotë: “Komandanti holandez Thomas Marremans u raportoi eprorëve të tij në OKB se muslimanët që ishin mbledhur jashtë bazës së tyre ishin në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, atë të ekzekutimit.”

Ashtu sic thuhet, detyra e hollandezëve ka qenë e rëndë që nga fillimi: të mbrohen 10 kilometra katror me disa trupa të armatosura lehtë, përballë tankeve të fuqishme të serbëve të çartur, ata që kishin tmerruar botën me nofkën “Skorpionët”.

Ajo që ndodhi pasi ushtarët hollandezë kthyen kokën, u bë kasaphana më e rëndë në dheun e Evropës për gjenerata të tëra.

Më shumë se 8000 burra muslimanë, të moshave nga 16 deri 60 vjeç, u ngarkuan në kamionë dhe autobusë, u vunë në fusha të izoluara dhe u vranë një nga një.

Në vitin 2015 dolën ato që u quajtën poshtërsitë diplomatike të tri fuqive të mëdha: Amerika, Britania dhe Franca.

Në një dokumentar televiziv të quajtur “Pse duhej të ndodhte Srebrenica”, thuhej se më 28 maj të vitit 1995, presidenti amerikan Bill Klinton, pas konsultave telefonike me homologun francez Zhak Shirak dhe kryeministrin britanik John Major, vendosën të ndalojnë “për momentin” sulmet e NATO-s ndaj forcave serbe.

Kjo, pasi ata ishin në frikë për jetët e 450 paqeruajtësve të OKB-së atje, kryesisht britanikë dhe francezë, të cilët ishin marrë peng nga serbët.

Në një moment që kujtohet në histori, helmetat e tyre u vendosën në vende strategjike, në trajtë pengjesh, për t’i kujtuar NATO-s së çfarë do të ndodhte nëse do të sulmoheshin më tutje serbët.

Shtëpia e Bardhë u pushtua nga heshtja, edhe nga deklaratat. Kjo, pasi as që mundej të shpjegohej për publikun pozicioni që ishin SHBA-të, Britania dhe Franca.

Komandanti famëkeq i serbëve të Bosnjës, Gjenerali Ratko Mladiç, e dite fare mirë se nuk do të kishte sulme ajrore mbi kokat e tyre kur ata të kryenin gjenocidin mbi Srebrenicën.

Edhe vet njëri nga këshilltarët e presidentit Bill Clinton deklaroi se sulmet ajrore do ta ndërronin tërësisht historinë.

Ai tha se në rast të tyre, Mladiç do të ndryshonte planet, do të rrethonte enklavën, por nuk do të bënte atë që bëri.

Mbase po, e mbase jo.

Pas asaj që ndodhi, Hollanda u bë një nga investitorët më të mëdha për rindërtim në Bosnje.

Faji që nuk shlyhej me para po përpiqej të shlyhej ndryshe; procesi i identifikimit të viktimave ishte pothuajse tërësisht i paguar nga qeveria hollandeze. Ashtu edhe ndërtimi i memorialit përkujtimor të Potoçarit.

Por dhimbja boshnjake dhe turpi holandez kurrë nuk pushuan. Palët mbetën të skuqura, njëra anë boshnjakët nga dhimbja e lotëve, dhe në anën tjetër holandezët, nga pozita e frikacakëve të turpëruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu