Historianët bullgarë kanë shpallur fitoren: Mbreti Samoil dhe Cirili dhe Metodi janë me origjinë bullgare, Goce Dellçev dhe Miladinovci janë të radhës që do të njihen

Beteja dyvjeçare për mbrojtjen e pozitës bullgare në mosmarrëveshjet historike me Maqedoninë ka arritur fitoren e saj të parë, njoftoi Rrethi Kombëtar Bullgar “Për Maqedoninë”, platformë në të cilën anëtarësohen profesorë – historianë dhe gjuhëtarë bullgarë, përcjell Deutsche Welle, transmeton InfoShqip.

Fitore për shkencën historike bullgare! Beteja dyvjeçare për mbrojtjen e pozitës bullgare në lidhje me mosmarrëveshjet historike me Maqedoninë arriti fitoren e parë! Kolegët në Shkup zyrtarisht e pranuan të dukshmen, të cilën edhe ata e dinin shumë mirë. Mbreti Samuil është mbreti bullgar, dishepujt e Kirilit dhe Metodit, me ftesë të princit baptist Boris-Mikhail, përhapën fjalën e tyre në mbarë mbretërinë bullgare, Preslav dhe Ohri janë qendra letrare bullgare. E gjithë kjo duhet të shkruhet në tekstet shkollore të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë, thuhet në deklaratën e “Rrethit Kombëtar për Maqedoninë” që transmetohet nga mediat bullgare.

Bëhet fjalë për grupin e shkencëtarëve bullgarë që vizituan Parlamentin Evropian në Strasburg “për të mbrojtur pozicionin bullgar” nga “kërcënimi i maqedonizmit”. Pikëpamjet e paraqitura nga këta profesorë janë identike me ato të presidentit bullgar, Rumen Radev.

Nuk duhet të lejojmë që legjitimimi i maqedonizmit dhe ideologjive nga ish-Jugosllavia dhe Kominterni të gjejë vend në BE, thonë ata dhe këmbëngulin se “në Republikën e Maqedonisë nuk ka pakicë bullgare, por shumicë bullgare”.

Shpresojmë se do të vazhdojmë t’i mbrojmë interesat bullgare në mosmarrëveshjet për gjuhën dhe për personat si vëllezërit Miladinovci dhe Goce Dellçev, thonë nga Rrethi Kombëtar “Për Maqedoninë“.

Ministritë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Bullgarisë i shpallën dje rekomandimet e harmonizuara të Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore. Siç dihet, bëhet fjalë për dy grupe rekomandimesh – për nderim të përbashkët të pesë personaliteteve dhe pesë rekomandime për tekste të historisë për klasën e pestë në Bullgari dhe për klasën e gjashtë në Maqedoni./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu