Historiani Protiq: Në Serbi mbizotron serbizmi i rremë dhe rusofilia

Demokracia në Serbi është nëpërkëmbur me vullnetin e autoriteteve dhe nuk ka zgjidhje tjetër përveç rebelimit. Kështu është shprehur historiani dhe avokati Milan Protiq për të shtuar se Serbia sundohet nga serbizmi i rremë dhe rusofilizmi.

Sipas tij, nuk mund të luftosh kundër një qeverie jodemokratike duke marrë pjesë në jetën politike.

“Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër përveç rebelimit. Këtu do të shihni se si do të duket Kuvendi i ri, do të jetë e njëjtë historia”, thekson Protiq.

“Dhe ka nga ata që thonë se janë opozitë, por nuk u intereson të marrin pjesë në atë farsë. Në këtë mënyrë, demokracia nuk do të rikthehet kurrë në Serbi, përkundrazi, ajo do të zhytet gjithnjë e më thellë në autokraci”, shton ai.

Protiq shprehet se “rusofilizmi i rremë” dhe “përshtypja për Putinin” janë në funksion në Serbi.

Ai po ashtu mendon se “ajo që po sundon sot Serbinë është një serbizëm i rremë, udbash, i cili nuk ka lidhje me identitetin kombëtar”.

“Është një serbizëm sipërfaqësor, vulgar, i rremë, të cilit i përket edhe një pjesë e opozitës”, përfundon Protiq. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu