Historike, futbollistja e Marokut zbret në fushë e veshur me hixhad

Historia është shkruar në Kupën e Botës për femra, që po zhvillohet në Australi e Zelandën e Re, me qendërmbrojtësen e Kombëtares së Marokut, Nouahila Benzina, që është bërë futbollistja e parë në Kupën e Botës, që ka zbritur në fushë me hixhab.

Mbrojtësja e Marokut bëri paraqitjen e saj të parë në turne ndaj Koresë së Jugut, ku për pak sa nuk shënoi nga një goditje fantastike, por topi nuk përfundoi në rrjetë, megjithatë, përtej lojës së saj, 25-vjeçarja arriti të shkruajë historinë në botën e futbollit për femra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu