Hoti: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri jonë

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me të cilin kanë zhvilluar bisedë miqësore për dy vendet, Kosovë-Shqipëri. Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se dy vendet i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik.

Hoti po ashtu tha se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i tyre.

Bisedë miqësore për dy vendet tona, të cilat, përveç gjuhës e gjakut, i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë”, ka shkruar Hoti në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu