Hoti godet Kurtin: Kryeministër a është Vucici i njëjti për të cilin na akuzoni, me Vucici’n që po takoheni në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti ka folur kundër marrëveshjes së Washingtonit, ndërsa ka kritikuar opozitën se ia kanë hapur derën presidentit serb në SHBA, e deputetët e opozitës i ka quajtur qesharak, e kryeministrit o ka replikuiar ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Përderisa kryeministri Albin Kurti po kundërshtonte marrëveshjen e Washingtonit, ka përdorur edhe gjuhë të pa përshtatshme ndaj kolegëve të opozitës të cilët i ka quajtur edhe qesharak.

Ai akuzoi Hotin se “i hapi portën e Shtëpisë së Bardhë, Aleksandër Vucici, presidentit të Serbisë” duke e cilësuar si “efektin e menjëhershëm të marrëveshjes”.

E ndaj kësaj ka reaguar, ish-kryeministri Hoti, i cili ka pyetur Kurtin se a është presidenti serb i njëjti me të cilin po takoheni në Bruksel.

“Kryeministër a është presidenti i Serbisë, i njëjtë me atë që na akuzoj kryeministri se ia paskam hapur derën”, tha Hoti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu