Hoti godet qeverinë Kurti për gaz-përçuesin amerikan: Është dëm i madh të vihet në dyshim

Ish-kryeministri i Kosovës, dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është dëm i madh të vihet në dyshim se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz.

Hot ka thënë se në gjatë qeverisë Mustafa gjatë viteve 2014-2017 janë plotësuar kushtet që Kosova të bëhet pjesë e MCC’së )Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit, dhe se ka disa vite që MCC, bashkë me institucionet e Kosovës, ka bërë studimet e nevojshme për diversifikimin e resurseve energjetike, përfshirë edhe furnizimin me gaz.

Tutje Hoti ka thënë se në qeverinë e tij por as në atë të Isa Mustafës nuk ka pasur për bashkëpunimin me SHBA. Ndërsa ka potencuar se projekti i gazit ka dimension ekonomik dhe gjeopolitik, dhe se asnjëri nga këto dimensione nuk po kuptohen sa duhet apo po neglizhohen nga qeveria aktuale.

Ky reagim i Hotit vjen pas lajmit që Gazeta Metro dhe media të tjera në vend kanë publikuar që Qeveria aktuale ka refuzuar projektin investiv që do ta lidhte Kosovën me gaz-përçues. Administrata Biden ka ndarë edhe zyrtarisht 200 milionë dollar grant pa kthim për këtë investim.

Postimi i plotë:

Është dëm i madh hapja e dilemave se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz.
Në Qeverinë Mustafa të viteve 2014-2017 janë plotësuar kushtet që Kosova të bëhet pjesë e MCC-së. Dhe ka disa vite që MCC, bashkë me institucionet e Kosovës, ka bërë studimet e nevojshme për diversifikimin e resurseve energjetike, përfshirë edhe furnizimin me gaz.

Gjatë kohës sa kam qenë kryeministër, kemi finalizuar listën e projekteve për tu përfshirë në financimin nga MCC, e cila është bazuar në studimet e parafizibilitetit. Në këtë listë ka qenë i përfshirë edhe rrjeti për qasje në gaz në Maqedoninë e Veriut.

As në Qeverinë Mustafa dhe as në Qeverinë time nuk kemi pasur asnjëherë dilema për bashkëpunimin me SHBA.
Është dëm i madh që tani hapen këto dilema, në veçanti pasi Presidenti Biden e ka njoftuar Kongresin se e ka ndarë shumën prej 200 mil dollarë për projekte të MCC-së në Kosovë. Në vend që të shkohet përpara me projektin e gazit, hapet debati për rikostruim të TC Kosova A që është kancer ambientialist.

Projekti i gazit ka dimension ekonomik dhe gjeopolitik. Duket se asnjëri nga këto dimensione nuk po kuptohen sa duhet apo po neglizhohen nga qeveria aktuale”– shkruan Hoti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu