Hoti: Kosova ka rënë në grackën e Serbisë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kur aleatët nuk tregojnë mbështetje, atëherë pasojat nuk i bartin vetëm ata në krye të institucioneve, sipas tij, të gjithë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka cituar njohësin e çështjeve të Ballkanit, Daniel Server, i cili ka thënë se: “Kryeministri i Kosovës e ka idenë se çfarë do dhe shpreson se ai do t’i përballojë pasojat”.

Unë e ndaj shqetësimin e tij. Por problemi është se pasojat bien mbi përpjekjet tona, paqësore e luftarake, dhe rezultatet që kemi arritur deri tani në fuqizim, konsolidim e anëtarësimin e shtetit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë”.

Sigurisht se na duhet konsensus nacional për veprimet që ndërmerren në përballje me situatën e krijuar. Por nuk mund dhe nuk duhet të rreshtohemi prapa atyre që nuk kanë ide si do të menaxhohet dhe përmbyllet në interesin e Kosovës kjo situatë komplekse politike dhe e sigurisë”.

Sigurisht se kjo situatë ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së Serbisë tek komuniteti serb në Kosovë. Por kësaj radhe, për shkak se nuk i morëm parasysh këshillat e aleatëve, Kosova ka rënë në grackën e Serbisë”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu