Hovenier: SHBA-të duan ta shohin Ballkanin Perëndimor të integruar në Evropë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA-të janë të interesuara të shohin një Evropë të bashkuar, nga e cila nuk do të lihen anash edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, transmeton InfoShqip.

Në konferencën ndërkombëtare “Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor 2022, ndërtimi i urave për paqe, progres dhe solidaritet”, organizuar nga “The Economist” dhe Qeveria e Kosovës, e cila po mbahet sot në Prishtinë, Hovenier tha se strategjia synimi i SHBA-së është që në vendet të mbretërojë paqja dhe prosperiteti në rajon dhe më gjerë.

Kjo administratë (amerikane) formon një ekip dhe i kushton vëmendje një sërë çështjesh në rajon. Prioritetet tona janë zhvillimi i një rajoni në të cilin do të mbretërojë paqja dhe prosperiteti dhe mbështetja e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Evropë“, tha Hovenier.

Ai ka theksuar se Uashingtoni është i interesuar për përfundimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ne i mbështesim nismat, për sa kohë vendet pjesëmarrëse në to janë të barabarta. Në të gjithë rajonin kemi shumë programe që i financojmë dhe këtu në Kosovë kemi tre synime strategjike. Ne duam që dialogu të përfundojë dhe Kosova të bëhet pjesë e NATO-s. Ne gjithashtu besojmë se duhet bërë më shumë për rritjen ekonomike dhe ka sfida në sektorin e energjisë dhe në tërheqjen e investimeve të huaja,” tha Hovenier.

Nga Republika e Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me departamentet ekonomike dhe investime, Fatmir Bitici, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i shoqërisë informatike, Admirim Aliti dhe zëvendësministri i Financave. Filip Nikolovski, po marrin pjesë në samit. Diskutimet në panel në të cilat ata do të flasin janë caktuar për sesionin e pasdites të konferencës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu