Hoxha: Bashkëpunimi me koalicionin ASH-AAA është vetëm për zgjedhjet lokale

Shefi i shtabit zgjedhor dhe sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, sot tha se partia ngelet në qëndrimin se duhet bashkëpunim me Aleancën për Shqiptarët që të munden në këto zgjedhje lokale të fitojnë kandidatët e BDI-së.

Sipas tij, legjitimiteti i kësaj qeverie vjen nga zgjedhjet parlamentare, por nëse do të mbështesin shumicë të re parlamentare, ai thotë se varet nga ngjarjet në skenën politike pas zgjedhjeve lokale.

“Ne ngelemi fuqishëm në përcaktimin tonë që së bashku me Aleancën për Shqiptarët t’a fitojmë BDI-në në komunat ku marim pjesë në rrethin e dytë. Këto janë zgjedhje lokale, legjitimiteti për zgjedhje parlamentare gjegjësisht qeveri të re vjennga zgjedhjet parlamentare. Kjo ngelet të shohim pas zgjedhjeve si do të zhvillohen ngjarjet dhe si do të lëvizë skena politike”, u shpreh Hoxha.

Ai shprehet se tani duhet të flitet për zgjedhjet lokale sepse kjo është temë aktuale dhe jo shumica e re parlamentare.

Kjo që po ndodhë nuk është për herë të parë. Në vitin 2017 ishim opozitë, ndërsa ASH ishte në pushtet dhe kishim bashkëpunim të ngjashëm. Kjo nuk është diçka që duhet të komentohet në drejtime të tilla, flasim për zgjedhje lokale në interes të pushtetit lokal. Në fund të fundit bëhet fjalë për interes të qyteteve e jo për partitë politike”, tha ai.

Ai nuk deshti të komentojë deklaratën e përfaqësuesve të Alternativës të cilët thonë se nuk duhet të mbështetet asnjë parti që është në pushtet.

“Nuk dua të komentoj deklarata të cilat shkojnë në dëm të tyre. Në fund të fundit e qartë është se me forcë nuk mund as të japësh as të marësh. Nëse nuk kanë nevojë për votat tona në Çair atëherë le t’i përcaktojnë ato vet politikat e tyre”, tha Hoxha. /Zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu