Hoxhaj: Drafti i Ramës, i rëndësishëm

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj deklaron se se ke parë dhe e ka vlerësuar draftin e kryeministrit Edi Rama për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e cilësuar si rëndësishëm dhe të mirë.

“Unë mendoj që Rama me propozimin e tij po bënë përpjeke që t’i rrise interesat e shteti të Kosovës në një kohë kritike dhe asesi që t’i dëmtoj këto interesa. Frika ime është që, mënyra se si Kurti është duke menaxhuar situatën në veri të vendit, ne mund të lëvizim drejtë një protektorati të plotë i cili si produkt mund të ketë një autonomi territoriale”, ka deklaruar Hoxhaj.

Duke vlerësuar kontributin e kryeministrit Rama, nënkryetari i PDK-së thekson se Shqipëria duhet të ketë një rol në tejkalimin e situatës.

Sipas tij, asociacioni nuk është shpikje e Ramës por një detyrim i Kosovës që nga marrëveshja e vitit 2013-të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu