Bujar Muli, i njohur si “Hulku i Kosovës” po tenton të thyej një rekord botëror për të hyrë në librin e rekordeve. Me 15 korrik, ai do të provoj të mbaj mbi trup 1500 kilogram.
Muli njihet për fuqinë e tij të jashtëzakonshme.
Ky është njoftimi i tij:
“Te nderuar Vllezër ,te nderuar Shokë e Miq ju informoj se te shtunden me Dat 15.07.2023 ne Palestren Jeton Terstena do te Tentoj të thyej nje Rekord boteror sikur Njeriu me i Fort ne Bot, duke i mbajt 1530kg ne pjes e perparme te trupi, ku do ta fus Kosove ne librin e Guinness e Worldrecords. Andaj ju ftoj te gjithve te jeni Pjes e kti Rekordi.
Ardhja e juaj do te thot shume per mua dhe do të me motivoj shumë rrespekt Bujar Muli. Allahu na ndimoft te Dalim Faqe Bardh” tha ai.










