Djali i kryeministrit Rama ditën e sotme bëri një dedikim për një nga viktimat e tërmetit të 26 shtatorit.
Lidhur me atë dedikim rrëqethës, është pyetur dhe Kryeministri Edi Rama i cili nuk i ka mbajtur dot lotët.
Teksa po fliste për Neës 24, Rama e braktisi intervistën, pasi nuk i mbajti dot lotët.
“Nuk dua të flas për gjëra që lidhen me aspekte personale dhe gjëra të djalit. Unë sot jam në një pozitë të pamundur ta shpjegoj. Ata që kujtojnë se po jap mish e shpirt për lekë….”, tha Rama dhe u largua.
Kujtojmë se Greg Rma shkruante:
“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore, edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllain e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare”.
Në media u konfirmua se bëhet fjalë për Kristi Reçin, studenten e mjekësisë, e cila u identifikua si një prej viktimave të tërmetit në Thumanë. Mediat italiane shkruanin se viktima ishte e fejuara e Gregut.
Foto:













