Humbja e parë në drejtimin e Barcelonës, Setien gjen fajtorin

Quique Setien është i zhgënjyer me humbjen 2-0 nga Valencia në “Mestalla”. Trajneri i ri i Barcelonës u mundua të arsyetohet për humbjen e parë duke i “faturuar” gabimet lojtarëve.

“Ka disa gjëra që futbollistët ende nuk i interpretojnë siç duhet, ose ndoshta ne nuk ua kemi shpjeguar mirë”, u shpreh Setien.

“Ajo që pamë sot, nuk i ka pëlqyer askujt. Nuk ka munguar përqendrimi. Kam parë lojtarët e përkushtuar”.

“Ne jemi duke vlerësuar pozicionin e disa lojtarëve. Tjetër gjë është që lojtarët e kuptojnë atë në renditje dhe të tjerët kur e zhvendosni atë në fushë”.

“Luajtëm shumë keq në pjesën e parë, ka gjëra që nuk i kuptuam”, shtoi mes tjerash Setien.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu