Humbje e madhe! “Dita që nuk donim të vinte kurrë”. Kreu i FIFA-s mesazh prekës për vdekjen e legjendës së futbollit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të legjendës braziliane të futbollit Pele.

Përmes një mesazhi të posuar në faqen zyrtare të FIFA-s, Infantino nderon maksimalisht futbollistin dhe i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve për humbjen e njeriut të afërt.

“Kjo është dita që nuk donim të vinte kurrë – dita kur humbëm Pelen. Pele kishte një prani magnetike dhe, kur ishe me të, pjesa tjetër e botës ndalej”, tha Infantino.

“Jeta e tij është më shumë se futbolli. Ai ndryshoi perceptimet për mirë në Brazil, në Amerikën e Jugut dhe në mbarë botën.

Trashëgimia e tij është e pamundur të përmblidhet me fjalë. Familjes dhe miqve të tij, Brazilit dhe të gjithë tifozëve të futbollit që e donin aq shumë, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta”, vijon Infantino.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu