I dashuruar me helikopterin e tij, koha kur Kobe Bryant fikte motorrin në ajër

Mësohet se Kobe Bryant kishte një pasion të veçantë për helikopterët. Ai ishte prej kohësh në dashuri me helikopterin e tij, ai madje e përdori atë një herë për t’i bërë një rreng drejtorit të përgjithshëm të LA Lakers, Rob Pelinka, të cilin e frikësoi për vd, ekje.

Sikurse pati raportuar “LA Times” në vitin 2017, Kobe urdhëroi pilotin e tij të bënte manovra ushtarake me helikopterin, ndërkohë që menaxheri i përgjithshëm i LA Lakers, Rob Pelinka ishte në bord. Madje fiku fare edhe motorin e helikopterit ndërkohë që ishin ende në fluturim në ajër.

Pelinka tregon:

Po më kalonte jeta para syve. Për pak sa nuk pësova një atak në zemër. Ndërkohë, Kobe qëndronte i ulur përkrah meje, krejt i qetë dhe i përmbajtur”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu