I dha fitoren ndaj Barçës, Interi përgatit kontratën e re për Calhanoglu

Hakan Calhanoglu ishte padiskutim lojtari i ndeshjes në përballjen mes Inter dhe Barcelonës në “San Siro”. Turku shënoi golin vendimtarë për zikaltrit ndaj katalanasve duke iu dhënë kështu fitoren të tijve.

Lojtari po rikthehet të jetë vendimtarë për skuadrën e Inzaghit, me Interin që tashmë po mendon t’i ofrojë rinovimin e kontratës.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, agjenti i Calhanoglu do të ulet për negociata për kontratën me Interin gjatë pushimit të Kupës së Botës, që fillon muajin e ardhshëm.

Marrëveshja aktuale e mesfushorit skadon në vitin 2024, duke i dhënë kohë klubit, por qëllimi është të vendoset në letër në një moment përpara sezonit 2023-24.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu