Kryeministri Rama ka vizituar pasditen e sotme disa nga familjet e prekura nga tërmeti.
Gjatë vizitës së tij, kreu i qeverisë takoi dhe bëri foto me një të moshuar që kishte veshur një bluzë me shqiponjën dykrenare.
I moshuari i tregoi Ramës se sapo ishte futur në shtëpi për të parë dëmin që i kishte shkaktuar tërmeti.
BISEDA ME RAMËN:
Edi Rama: Ju bëftë mirë, më pëlqen të bëjmë një foto se qenke për ditën e Flamurit
I moshuari: Unë sa hyra në banesë më ra muri në shtëpi kur hyja për së dyti, ishte bërë copa copa
Edi Rama: Por të lutëm, aman pse hyre? Si mund të futesh aty
I moshuari: Thashë ta shoh…
Edi Rama: Të lutem! Aman more! si mund të futesh aty? Do të mbajmë këtu dhe do të bëjmë shtëpinë
I moshuari: Unë nuk kam ku të shkoj më, nuk kam shtëpi, në Maqedoni nuk kam shtëpi
Edi Rama: Shtëpinë do ta bëjmë siç ishte, më të mirë se ishte
I moshuari: Faleminderit
Edi Rama: Jo jo nuk ma puth dot dorën. Mos shko më te shtëpia, kaq! Të lutem, ti je i fortë, mbahu fort, ke parë shumë dhe ke kaluar shumë, e rëndësishme është që nuk ke pasur humbje jete.
I moshuari: Kjo është gruaja ime
Edi Rama: Përqafoje gruan dhe thuaj shyqyr që jeni gjallë dhe jeni mirë se për te tjerat ne jemi me ju. Ju këtu do të qetësoheni dhe do të rrini sa të jetë nevoja.
Video:










