I pari i Tetovës Bilall Kasami, përkujton Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami sot në Ditën Ndërkombëtare të personave me Aftësi të Veçanta përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Aftësia e veçantë nuk është thjesht një çështje e shëndetit publik, por gjithashtu është edhe çështje e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të shoqërisë. 3 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta.” ka shkruar Bilall Kasami.

Kasami më tej shkruan se “Në një ditë të tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kujtojmë se personat me aftësi të veçanta, kanë aftësi të shumta.

E tëra që duhet të bëjmë është që të sigurohemi që ato aftësi të lulëzojnë dhe të shkëlqejnë me qëllim të realizimit të të gjitha ëndrrave të tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu