I plasi fishekzjarri në dorë, i mituri humb gishtat dhe rrezikon njërin sy

Një fëmijë 10 vjeçar është pla, gosur si pasojë e shp[ërthimit të një kapsolli. Ngjarja ka ndodhur në Librazhd dhe mësohet se i mituri është djali i drejtorit të OSHEE-së për Librazhdin, Behar Terziu.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të gjimnazit, ndërsa nuk dihet sesi e ka siguruar 10-vjeçari lëndën plasëse.

10 vjeçari është dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore, pasi ka marrë pla, gë të shumta në duar dhe në fytyrë.

Mësohet se 10 vjeçari ka humbur gishtat dhe rrezikon njërin sy.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu