I riu ndaloi agresorin në sheshin “Skënderbej”, Meta: Akt frymëzues në ditën e sovranit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes së pazakontë që ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, duke shprehur mirënjohje për gjestin e të riut Klodian Elqeni i cili ndërhyri për të neutralizuar 32-vjeçarin Arben Mema i cili bënte veprime të pakontrolluara me automjetin e tij.

Meta shprehet se Klodiani shpëtoi sot jetën e dhjetëra qytetarëve duke parandaluar një ngjarje të rëndë. Ai shton se pikërisht në ditën e zgjedhjeve, akti i tij është shembull frymëzues për të gjithë.

Falënderim dhe mirënjohjen më të thellë për aktin heroik të Klodianit, i cili shpëtoi sot jetën e dhjetëra qytetarëve dhe parandaloi një ngjarje tepër rëndë në Sheshin “Skënderbej”.

Sot në Ditën e Sovranit, të Demokracisë dhe të Qytetarisë, akti i tij është një shembull frymëzues për të gjithë!”, ka shkruar presidenti Ilir Meta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu