I shoqëroi për në shkollë por Rama bën gafën e madhe me dy fëmijët (FOTO)

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka shoqëruar për në shkollë dy vogëlushët të cilët i shpëtuan tërmetit tr agjik të 26 nëntorit. Kryeministri Rama është kujdesur që bashkë me shoferët t’i dërgojnë Aurelin dhe Alesjon deri brenda në klasë.

Ajo që bie në sy është se këta fëmijë nuk janë të pajisur me rripin e sigurimit. Kujtojmë se në kodin rrugor, nëse një fëmijë konstatohet pa pajisjen fiksuese ose pa rripin e sigurimit, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit apo personin pëgjegjës.

Shkelja e këtij kodi rrugor, ka si gjobë shumën nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja dhe madje mund të pezullohet lejëdrejtimi. E këtu lind pyetja, po Zahos a i vendoset rripi i sigurimit? /albeu.com

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu