I thotë hapur, ja kërkesat e Mitchel për VMRO-në

Ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell, i ka dërguar letër liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoskit, në të cilën e porosit se SHBA-ja është e dëshpëruar nga pozicionet e udhëheqësve të kësaj partie, përfshirë edhe atë personalisht.

“Ashtu siç tashmë kemi biseduar, Shtetet e Bashkuara fuqishëm besojnë se Marrëveshja e Prespës ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është mundësi historike për Maqedoninë që të sigurojë të ardhme më të ndritur dhe të kontribuojë drejt sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit rajonal. Edhe krahas pohimeve se mund të arrihej ndonjë ‘marrëveshje më e mirë’, ne nuk besojmë se kjo është e mundur.

Kjo marrëveshje kërkonte kompromis nga të dyja palët. Ky është rast që sipas gjitha gjasave nuk do të përsëritet me vite, e ndoshta edhe me dekada”, thotë Miçell në letrën e publikuar në ueb faqen e ambasadës së SHBA-së në Maqedoni.

Nuk do t’ju befasojë, shton Miçell, që ne jemi të dëshpëruar nga pozicionet e anëtarëve të VMRODPMNE-së si në lidhje me referendumin, ashtu edhe në lidhje me hapat në Kuvend për ndryshim të Kushtetutës.

“Që nga pavarësia e Maqedonisë, qytetarët nga të gjitha bashkësitë dhe partitë, përfshirë e partinë e Juaj, fuqishëm e mbështesin anëtarësimin e vendit drejt NATO-s dhe BE-së. Tani Kuvendi e ka radhën që ta ndërmarrin hapin e ardhshëm, vendimtar. Ju inkurajojmë që të krijoni hapësirë, në opinion dhe privatisht, që deputetët nga koalicioni i Juaj të vendosin se si do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, të liruar nga kërcënimet për dhunë, hakmarrje ose lloj tjetër i dhunës. Ky është moment i rëndësishëm historik për vendin e Juaj, moment që kërkon lidership të guximshëm dhe pjekuri. Si miq të vërtetë dhe mbështetës të Maqedonisë, Ju inkurajojmë që t’i lëni mënjanë interesat partiake me qëllim të avancimit të interesave të përbashkëta strategjike dhe sigurimin e të ardhmes më të ndritur për qytetarët e juaj në familjen evropiane”, qëndron në letrën e ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçell dër5guar Mickoskit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu