Ia përmendi ushqimin edhe në Dancing With the Stars, Ronaldo Sharka i drejtohet Olta Gixharit: Grua bullizuese

Tani Ronaldo është pjesë e Dancing With the Stars, kurse Olta në këtë spektakël është pjesë e jurisë.

Ish-banori ka ndarë së fundmi një video në rrjete sociale, në të cilën shfaq Oltën në dy pjesë të ndryshme – në BBVA dhe në DWTS.

Në të dyja rastet flitet për ushqimin, ku edhe kanë pasur përplasje më herët me njëri-tjetrin.

Gazetari shqiptar pretendon se aktorja e ka bullizuar në të dyja rastet për shkak të kilogramëve të tepërt.

“Olta kjo grua bullizuese e cila ka fobi nga njerëzit që duan e dashurojnë ushqimin dhe që kanë ca kilogramë të tepërt”, u shpreh ai.

Megjithatë, një reagim akoma nuk ka marrë nga Gixhari, ndonëse komentet e ndjekësve kanë qenë tejet negative për të.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të ecë rrjedha e kësaj ngjarjeje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu