Ibra në versionin e tij klasik, bën shaka me Rooneyn pas komenteve të Ronaldos

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se dëshiron të vazhdojë të luajë, pasi e fitoi çmimin e karrierës në ceremoninë Globe Soccer Awards që u zhvillua në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ibra, Wayne Rooney dhe Romario, që të tre e morën çmimin e karrierës, ndërsa veterani i sulmit është i vetmi ndër ta që është akoma aktiv në futboll.

41-vjeçari nuk është duke luajtur qe një kohë për shkak të lëndimit të gjurit, por pritet të kthehet në janar dhe akoma nuk e ka në plan të pensionohet.

Megjithatë, gjatë intervistës kur ndodhej në skenë me Sergio Ramos, Ibra mori vëmendje me komentet e tij duke iu referuar fjalëve të Cristiano Ronaldos.

I pyetur nga intervistuesja se si është, Zlatan iu përgjigj: “Jam i mprehtë, i mprehtë si një thikë”.

I pyetur tutje se kur do të kthehej, Ibrahimovic ia ktheu me pyetje: “Nuk mendon se dukem mirë?”, ndërsa nikoqirja ia ktheu se dukej për mrekulli.

Sulmuesi i Milanit vazhdoi me stilin e tij: “Jo, jo, jam i mprehtë…” dhe pastaj iu kthye Rooneyt: “Wazza, a dukem i mprehtë apo jo?” dhe vazhdoi të qeshte.

Gjatë intervistës së popullarizuar me Piers Morgan, Ronaldo kishte reaguar ndaj kritikave të ish-bashkëlojtarit të tij duke thënë: “Nuk e di pse ai (Rooney) më kritikon aq keq… ndoshta sepse ai e ka përfunduar karrierën dhe unë akoma po luaj në nivele të larta. Nuk do të them se dukem më mirë se ai. Gjë që është e vërtetë…”.

Para ceremonisë së Globe Soccer Awards, Rooney ka thënë një intervistë për Sky Sport Italia, mirëpo kishte refuzuar të flasë për komentet e Cristianos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu