Ibrahimi mesazh lokes nga Gazi Baba: Dora jote në ballin tim janë kujdestar të punës sime!

Gjatë ditës së djeshme një fotografi preki shumë zemra në Çairi. Ishte ajo kur Zeqirija Ibrahimi në Gazi Babë u prit nga një loke me ëmbëlsira në dorë. E sonte, Ibrahimi nuk harroi që gjatë fjalimit të tij ta përmend loken dhe t’i jap një premtim të madh. “E nderuara haxhi nene e Metinit të Gazi Babës, ta dish se dora jote në ballin tim dhe lotët e Metinit tënd janë kujdestarë të punës sime dhe dëshmi e besimit tuaj dhe premtoj se asnjëherë nuk do të zhgënjej”, ishte mesazhi i Ibrahimit ndaj haxhi nenës e cila e priti gjatë ditës së djeshme në Gazi Babë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu