Sekretari i përgjithshëm i Alternativës Zeqirija Ibrahimi, me një postim në profilin e tij në Facebook ka reaguar për festimet e sotshme që bëhen për 22 vjetorin e “Marveshjes së Ohrit” në Shkup, ku marin pjesë këngëtarë të njohur nga trevat shqiptare, shkruan InfoShqip.
Në vazhdim mund ta lexoni reagimin e plotë të Ibrahimit:
“Nëse dikush nuk e di sa e ka vlerën Marrëveshja e Ohrit për avancimin e pozitës së shqiptarëve në RMV, pyeteni z. Naser Zyberi (kandidat i pafat për kryeministër) se pse ai nuk ka pranuar ta nënshkruajë atë marrëveshje?
Pyetja që shtrohet është se si nga pakica etnike u bëmë bashkësi etnike dhe si përfunduam në “pjesë e kombit e shqiptar” që të drejtat e veta i mat me përqindje e jo me autoktoni?!
Sidoqoftë, sonte le të festojë Soravia, sepse kjo është hera e fundit që me fonde publike bën sevda partiake”, përfundon Ibrahimi. /InfoShqip.com