LA Galaksi është mposhtur nga Los Anxheles me rezultatin 5-3, duke i dhënë fund ëndrrës për fitimin e titullit të MLS. Në këtë mënyrë edhe aventura e Zlatan Ibrahimoviç në kampionatin amerikan, mund të quhet e mbyllur, duke ditur se kontrata e tij përfundon në fund të këtij viti dhe ai po mendon të rikthehet në Europë.
Megjithatë ditën e djeshme suedezi ishte shumë i mërzitur për humbjen e pësuar, dhe nuk ka mundur të përmbahet. Pas përfundimit të ndeshjes tifozët kundërshtar, filluan të reagonin keq ndaj 38-vjeçarit, me këtë të fundit që nuk ia u ka përtuar.
Ibra ndërkohë që ishte duke u larguar nga fusha e lojës, reagoi ndaj tifozëve duke kapur me dorë organin gjenital. Një gjest ky shumë i shëmtuar, i cili menjëherë ka filluar të bëjë xhiron e botës.
Video:
Zlatan saying goodbye to MLS in the only way he knows how 👀#Zlatan pic.twitter.com/93FCOKKYqR
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) October 25, 2019










